U godit nga një pajisje gjatë punës në fabrikë, humb jetën 45-vjeçari indian në Elbasan

50
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në Elbasan.

Një 45 vjeçar indian ka ndërruar jetë nga një aksident në fabrikën e riciklimit të aluminit në ish-kombinatin metalurgjik.

Indiani dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një pajisje pune dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.