U gjetën brenda plantacionit të kanabisit, arrestohet një shqiptar në Spanjë, shpallet në kërkim tjetri

41
Sigal

Autoritetet policore në Spanje kanë zhvilluar një operacion antidrogë pranë Katalunjës, në Pallars Jussà.

Pas hetimeve efektivët e policisë kanë zbuluar një plantacion të madh kanabisi në një pyll midis Senterada dhe Vall Fosca, i cili ishte në pronësi të dy shqiptarëve, të cilët tentuan të arratisen pasi u pikasën nga autoritetet.

Mësohet se pas mobilizimit të policisë spanjolle njëri prej tyre u arrestua, ndërsa shtetasi tjetër ka arritur të largohet dhe mbetet në kërkim.