U gjet i mbytur në liqenin e Pogradecit, viktima është vëllai i aktores së njohur (EMRI)

259
Sigal

Një 63-vjeçar u gjet i mbytur në liqenin e Pogradecit pasditen e sotme, ndërsa sipas mediave, viktima është vëllai i aktores së njohur, Marjeta Ljarja.

Ai është identifikuar si Sotiraq Ilo, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Qytetit”, buzë liqenit të Ohrit.

Trupi i pajetë i 63-vjeçarit është dërguar në morg, nga ku pritet të dali rezultati i autospisëm, për të verifikuar shkakun e vdekjes së tij.

Në një reagim për ngjarjen, policia tha se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk ishin konstatuar shenja dhune.

 

Policia Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 14.02.2021, rreth orës 17:10, në afërsi të vendit të quajtur ‘Ura e Qytetit’, buzë liqenit të Ohrit, është gjetur i mbytur një shtetas rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë do të dërgohet në morgun e Spitalit, nga ku do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.