U fut me makinë në mes të sheshit duke terrorizuar qytetarët, flet agresori: Humba kontrollin e mjetit

264
Sigal

I riu që u fut me shpejtësi në sheshin “Skëndërbej” mesditën e sotme duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka deklaruar se ka humbur kontrollin e automjetit.

“Nuk po e kuptoja çfarë po ndodhte, humba kontrollin”, ka deklaruar ai ekskluzivisht për ABC.

Gazetarja Leontina Nikaj e cila ka qenë në shesh duke raportuar për atmosferën zgjedhore e ka pyetur atë për më shumë detaje por në atë moment policia e ka arrestuar duke e shoqëruar në rajon.

Qytetarët janë tmerruar nga ngjarja, ndërsa një pjese prej tyre iu është rrezikuar edhe jeta