U bllokua nga bora, hapet Rruga e Arbrit

111
Sigal

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar problematika në disa zona të qarkut të Dibrës.

Moti i keq ka prekur dhe Rrugën e Arbrit, e cili është rihapur pas disa orësh që qëndroi e bllokuar.

Aktualisht udhëtohet lirshëm nga Peshkopia drejt Tiranës.

Në disa zona prej tri ditësh janë pa energji elektrike, ndërkohë që në terren punonjësit e OSHEE po punojnë për të rregulluar këto defekte.

Shumë familje kanë mbetur të izoluar pasi disa rrugë rurale janë bllokuar nga reshjet e borës, trashësia e të cilës në disa zona shkon deri në 20 cm.

Ndërkohë që familjet e bllokuara apelojnë për ndihmë, ndërsa strukturat shtetërore do të dërgojnë ndihma ushqimore si dhe çadra.