Sigal

TIRANE- Ngjarja e rëndë e 22 janarit të këtij viti, ku nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën tronditi jo vetëm Vlorën por edhe opinionin publik.

Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri, Olsi 43 vjeç u vranë, ku ekspertiza tregoi se djali ishte goditur me sëpatë në kokë, dhe nëna ishte mbytur me tel, ndërsa flinin. Për ngjarjen në fjalë u arrestua nusja, Hysnie Hoxhallari dhe Kasem Pirjasi, me të cilin ajo kishte një lidhje jashtëmartesore.

Ndonëse nusja si fillim mohoi ngjarjen, madje deklaroi se kishte qenë në gjumë kur kishte ndodhur krimi, ndërsa kërkonte identifikimin e autorit. Por pas hetimeve të policisë, rezultoi se ajo ishte bashkëpunëtore në krim. Protagonistë të emisionit sot, që hedhin dritë mbi të tjera detaje nga historia makabre, që i ngjan një skenari të filmave të Hollywood-it, janë bërë vajzat dhe djali i familjes Hoxhallari. Ata teksa kërkojnë drejtësi për dënimin e autorëve të vrasjes së nënës dhe vëllait të tyre, flasin për konfliktin e ri që ka nisur për banesën ku dhe ata kanë të drejtën e pronësisë.

Vajzat e shtëpisë, Lindita dhe Miranda të cilat janë të martuara tregojnë se Hysnija u kishte bërë petulla me ilaç gjumi në darkë vëllait të tyre dhe nënës dhe më pas i ka vrarë në bashkëpunim me Kasemin me të cilin kishte një marrëdhënie jashtëmartesore për të marrë pasurinë.

“Ne na njoftuan se është djegur mamaja me vëllain me bombol. Nisemi për në Vlorë dhe atje mësoj se ata i kishin vrarë. Në orën 5 të mëngjesit vjen Hysnija dhe i bie të fikët. I thotë tezja si ndodhi ngjarja. Ajo thotë se kishte rënë zjarr tek gazhina. Hysnija mendonte për pasurinë e shtëpisë që në tre ditët e para të ngjarje. Hysnija u ka bërë petullat dhe atje ka hedhur ilaçin e gjumit dhe në atë moment ka hyrë Kasemi dhe kanë vrarë nënën dhe vëllain dhe i kanë vënë flakën shtëpisë. Na ka thënë vetë Hysnija që i kishte bërë petulla. Madje ajo ishte djegur dhe vete pak dhe ishte lyer me kolinoz. Nëna dhe vëllai kishte ngrënë petulla djali dhe Hysnija nuk kishte ngrënë. Hysnija donte të merrte pasurinë e vëllait. Pronat shtëpinë që ka ndërtuar babai dhe vëllai. Shtëpia është e mbyllur që pas ngjarjes. Çelësin e ka motra e Hysnijes. Ne nuk kërkojmë dot çelësat se do hyjmë në sherr”-kanë thënë të afërmit e viktimave