U arrestua për përdhūnim, lirohet shefi i Policisë së Fushë-Arrëzit

87

Është liruar sot nga qelia Shefi i stacionit të Policisë në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku, i arrestuar për përdhūnim të një të miture jetime 5 vite më parë.

Duraku ka lënë ambientet e paraburgimit, pasi Prokuroria e ka cilësuar si të paligjshëm ndalimin.

Sipas Prokurorisë, nuk ka prova të mjaftueshme që e dënojnë Shefin e stacionit të Policisë në Fushë- Arrëz.

Duraku u ndalua dje SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, i akuzuar për përdhūnim në një ngjarje të ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Ndërkohë, ditën e sotme ai u përjashtua edhe nga Policia e Shtetit, me vendim të Ardi Veliut.