U arrestua për korrupsion, prokurorit Sali Hasa i gjenden euro dhe miliona lekë në banesë

198
Sigal

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e Prokurorit të Sarandës Sali Hasa.

Gjatë kontrollit të banesës së prokurorit Hasa, janë gjetur një shumë prej 11 milion lekësh të vjetra dhe dy mijë euro.

Prokurori u la në burg disa ditë më parë pasi sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për ti pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënë nën hetim për plagosje.

Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit sëbashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj.

Sipas hetimeve ajo ka e ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve të ftohta.