TVSH, 50 mijë biznese në rrezik

615
Janë 50 mijë biznese mendohet të mbyllen deri në fund të vitit për shkak se nuk përballojnë dot barrën e TVSH-së, ndërsa në gjashtë muajt e parë gati 25 mijë. Sipas kreut të Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto pa hyrë ende në TVSH kanë mbyllur qepenët gati 2000 biznese të vegjël në tre muajt e parë të vitit. Referuar situatës, ai thotë në gjashtë muajt e parë do të mbyllen mbi 20 mijë biznese të vogla si efekt i hyrjes në skemën e TVSH-së. “Situata është e papërballueshme. Bizneset janë të painformuar. Barra është e lartë për tu përballuar Me rregullat e reja, ndaj të cilave biznesi është në hije totale informacioni, ata që kanë ende të hapur qepenët presin çdo ditë të marrn gjoba të majme. Duhen kasa të reja me futjen në TVSH që sigurisht kushtojnë, duhet financier jo i thjeshtë, por ekspert kontabël. Duhen shumë gjëra që kanë kosto financiare të lartë. Të gjithë do të shkojnë emigrantë që të mbajnë familjet”, shprehet Nasto. Sipas tij, hyrja në skemën e TVSH-së së biznesit të vogël është një politikë e cila po ndërmerret nga kjo qeveri, jo me synimin për të luftuar informalitetin apo evazionin fiskal, por, është totalisht e qëllimshme. “Qëllimi i këtyre është zhdukja e biznesit të vogël dhe të mesëm të Shqipërisë. Domethënë e mijëra sipërmarrjeve private dhe e mijëra vendeve pune për qytetarët e këtij vendi”, sqaron Nasto.
Sigal