Turizmi në Valbonë dhe nevoja për më shumë investime

1396
Valbona mbetet një ndër vendet më të preferuara nga turistët vendas edhe të huaj për të pushuar në stinën e verës pore dhe në dimër. Por përveç bukurive të rralla që të ofron kjo pikë turistike, plani urbanistik nevojë emergjente për të mundësuar shtimin e ndërtimeve ku të strehohen fluksi i madh i turistëve. Është e rëndësishme që shteti ti kushtoj më shumë vëmendje zhvillimit të turizmit në Valbonë, pasi numri io vizitorëve sa vjen e rritet çdo vit. 
Vlen për tu përmend fakti se Valbona është një ndër të paktat pika turistike, për të mos thënë e vetmja që nuk abuzon me çmimet ndaj turistëve gjatë stinës së verës ku edhe fluksi i vizituesve është i lartë. Ndërkohë prej dy muajve turistët tashmë kanë të drejt të zgjedhin edhe udhëtimin për në Valbonë me traget. Megjithëse jemi në stinën e verës, Valbona ka nevojë për investim që rrit numrin e turistëve në dimër, pasi relieve dhe pozita gjeografike në të cilën pozicionohet është mjaft e favorshme për realizimin e pistave për ski, çka do të rriste edhe më shumë numrin e turistëve në stinën e dimrit. 
E shtrirë përgjatë brigjeve të lumit të kristaltë me të njëjtin emër, me shtëpitë alpine të ngritura përgjatë rrjedhës së lumit e derisa mbërrijmë tek “Fusha e gjësë”, Valbona hijeshon me të gjithë potencialet e saj përrallore nga majat e larta e të thepisura të mbuluara nga dëbora, duke dhënë kështu imazhin e një lugine plot labirinte dhe të papritura, tek lëndinat që gjatë dimrit i lënë vendin bardhësisë së dëborës dhe në verë gjelbërimit. Emocionet janë të forta teksa bëhesh pjesë e magjisë së mbushur me legjendat e kreshnikëve dhe zanave të maleve në këtë mrekulli të Alpeve shqiptare.
Sigal