Turisti gjerman “braktis” velierën në grykëderdhjen e Vjosës

106
Sigal

Me 11 mars një anije veliere rrezikohej të mbytej në det për shkak të motit të keq. Pas sinjalit sos të dhënë nga pronari i saj, një shtetas gjerman që ndodhej në bordin e saj u arrit që nga policia kufitare veliera të nxirrej në breg dhe shtetasi gjerman të arrihej të nxirrej në breg pa probleme.

Sot më shumë se dy javë nga ajo ngjarje veliera vijon të mbetet në afërsi të grykederdhjes së Vjosës në breg të detit, ndërsa askush nuk e ka larguar prej aty.

Shtetasi gjerman i cili fatmirësisht u shpëtua u largua drejt Gjermanisë, ndërsa mjeti lundrues vijon të mbetet në brigjet shqiptare. Pas operacionit për dhënien e ndihmës në kushtet e motit të keq veliera mbeti në breg të detit ndërsa askush nuk e largoi nga zona për ta zhvendosur në zonën e triportit në Vlorë ku qëndrojnë edhe mjetet e tjera lundruese.

Veliera gjatë kësaj kohë ka pësuar edhe dëmtime të tjera për shkak të motit, ndërsa nuk ka asnjë ndërhyrje për largimin e saj nga bregu i detit në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.