Turisti bie në një greminë në malin e Çikës, shokët e grupit kërkojnë ndihmë për shpëtimin e tij

145
Sigal

Një turist ka rënë nga lartësia në një greminë në malin e Çikës në Vlorë.

Kanë qenë një grup turistësh duke ecur por njëri prej tyre ka rrëshqitur duke përfunduar në greminë.

Shokët e grupit kanë kërkuar menjëherë ndihmë për shpëtimin e tij.

Por terreni i vështirë ka bërë të pamundur ndërhyrjen e deritanishme.