Tronditet Tirana/ Vret ish-burrin e vajzës, plagos edhe avokatin e ish-policit që vrau Klodian Rashën

324
Sigal

Një krim i rëndë ka tronditur Tiranën. Një ekzekutim ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës, ku viktimë ka mbetur i riu Nexhip Picari. Autori dyshohet të jetë ish-vjehrri, pasi i ndjeri ishte në proces divorci me vajzën e tij.

I plagosur ka mbetur edhe ish-prokurori Adriatik Cama, aktualisht avokat. Ai ishte ulur në kafe me viktimën. Mësohet se Cama është avokati që mbron ish-policin Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau të riun Klodian Rasha.

Ende nuk dihet nëse Cama ishte avokat i një prej palëve në divorc apo ishte rastësisht në lokal. Deri më tani, Policia është vënë në kërkim të një të mituri me iniciale K.P., i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur brenda një lokali, duke rrezikuar edhe jetën e personave të tjerë.