Tronditëse/ Mjekët e Pogradecit e futën foshnjën në kuti, kujtuan se ishte i pajetë

325
Sigal

Janë detaje të frikshme ato që vijnë nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë ku një foshnjë humbi jetën në maternitetin e Tiranës, pasi ishte transportuar aty pas lindjes nga qyteti I Pogradecit. Ditën e sotme policia ka vënë në ndjekje penale mjeken që e asistoi në maternitetin e Pogradecit, për mjekim të paligjshëm pas lindjes. Por tashmë zbulimi I historisë së vërtetë të ngjarjes nxjerr në pah një anë tjetër të ngjarjes. Pas lindjes së parakohshme mjekët në Maternitetin e Pogradecit duke parë që fëmija nuk qante kanë menduar se ka lindur i pajetë. Por në fakt nuk ka rezultuar kështu.

Foshnja ka lindur 24 javëshe, dhe në kartelë është shkruar si abort.

Pas lindjes fëmija nuk ka qarë dhe stafi e ka vendosur në një kuti duke e konsideruar pa jetë. Pas pak orësh, një nga familjarët ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija dhe e ka dëgjuar të qajë.

Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija nuk ka mundur të jetojë.

Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti. Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qënë abort dhe më pas ka ndodhur një ‘mrekulli’, ndërkohë që ditën e sotme është dërguar dosja në prokurorinë e Pogradecit për veprime të mëtejshme.