Tritoli në shtyllën e tensionit të lartë në Laç, reagon policia

501
Sigal

Policia e Fushë Krujës reagon dhe jep sqarimet e para për tritolin e vënë tek njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë 400 KWe linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren. Sipas policisë pas hetimeve u konstatua se shtylla ishte dëmtuar me lëndë eksplozive.

Sqarohet gjitashtu se po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI

Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KW), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.