Tritoli në servisin në Lezhë, flet pronari: Nuk kemi konflikte, vajza e vogël u trondit

146
Sigal

Klaudio Mëhilli pronari i servisit që shpërtheu me tritol gjatë natës, flet duke treguar ngjarjen ku në orë 00:39 ju vendos një sasi tritoli.

Mëhilli tregon se në atë moment ndodheshim në gjumë në banesën që është një kat sipër servisit.

“Shpërthimi ishte i fuqishëm dhe u tronditem të gjithë ndërsa vajza e vogël u tremb shumë. Ne moment dolëm e gjithë familja jashtë dhe pamë xhamat e thyer te objektit” tha Mëhilli.

Kamera e një objekti ka arritur të kap autorët të cilët janë dy persona të cilët afrohen me një motor dhe me skafantë. Pasi vendosin eksplozivin ata largohen me shpejtësi dhe disa sekonda më pas shihet shpërthimi.

Klaudio tregon se nuk ka konflikt  me njeri dhe shpreson që të zbardhet sa më shpejt nga organet kompetente ngjarja.