Tritoli në lokalin e 46-vjeçares, shoqërohen gjashtë persona në policinë e Shkodrës

85

Mbrëmjen e sotme policia ka shoqëruar gjashtë persona si të dyshuar në lidhje me ngjarjen që ndodhi një natë më parë në Shkodër.

Ende nuk dihen identitetet e personave të shoqëruar, por dyshohet se ata kanë marrë pjesë ose kanë dijeni në lidhje me tritolin që iu vendos lokalit në pronësi të 46-vjeçares, Hana Fojleta (Tollozi).

Ajo çfarë e ka bërë të vështirë punën e hetuesve është fakti se lokali nuk ka kamera sigurie dhe për rrjedhojë, nuk ka pamje filmike që mund tu vijnë në ndihmë për të zbuluar autorët. Gjithsesi, do të sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve të tjera rrotull këtij lokali.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, pak metra nga komisariati i policisë së Shkodrës, detaj që nuk u bëri përshtypje autorëve.