Tritan Shehu: Tragjedi, Shqipëria është kthyer në “Delen e Zezë”, ndërsa Rama….!!

541
Sigal

Nga Prof. Dr. Tritan Shehu:

Tragjedi, Shqiperia eshte kthyer ne “Delen e Zeze”, ndersa Rama….!!
Edhe Maqedonia e Veriut nuk na do prane, sikur te jemi te zgjebosur.
Presidenti Pendarovski kerkon ndarjen e vendit te tij nga neve ne proceset e integrimit europian.
Hollanda na mban larg e kerkon rivendosjen e vizave vetem per Shqiperine.
Zvicra fatkeqesisht eshte shume afer nje kerkese te tille.
Skepticizmi ndaj nesh ka artitur kulmet kudo; te gjithe kerkojne te na largohen apo te na largojne.
Nderkaq Kryeministri sulmon Presidentin e Maqedonise se Veriut ne vend qe te reflektoje e te ndermare hapin e pare, te pranoje zgjidhjen e krizes se rende pluridimensionale ku eshte perfshire vendi per te filluar…
Ai “cuditet” me Presidentin e Maqedonise se Veriut, duke kerkuar te fshihet mbas asaj qe ishte Shqiperia disa vite me pare, faktori kryesor i stabilitetit ne Rajon, pozicion qe ai vete ja “dhuroi” tashme Serbise e Vucic.
Nqs Maqedonia e Veriut sot eshte shume para nesh e na konsideron neve si pengese, gje qe deri dje ishte e kunderta, vjen pikerisht se Shqiperia ka bere hapa mbrapa, ndersa ai vend ka implementuar reformat.
Ky eshte realiteti i yne i hidhur, i cili do te perkeqesohet duke na cuar vecse drejt despotizmave Lindore, prej nga kjo Rilindje mbeshtetet e ku i ka “hedhur spirancat”.
Koha per te reaguar!