Panairi Ndërkombëtar i Tiranës/ Tregu shqiptar ka filluar të implementojë zgjidhje serioze dhe zbatuar teknologji moderne e të avancuara

168
Sigal

“Ne ecim me kohën”, duke sjellë diversifikim të produkteve tona, me funksione të personalizuara, menaxhuar nga një platformë e vetme. Gjatë vizitave tona nëpër stendat e panairit, nuk mund të linim pa takuar përfaqësuesit e kompanisë së njohur Hikvision, e cila prezanton për bizneset e interesuara zgjidhjet e reja të kamerave të sigurisë, kontrollit dhe menaxhimit të personalizuar. “Shqipëria sapo ka filluar të implementojë zgjidhje serioze dhe zbatuar teknologji moderne e të avancuara. Ne sot jemi në tregun shqiptar, me zgjidhjen e parkimit dhe atë të tregtisë me pakicë (retail), duke monitoruar lëvizjet e konsumatorëve. Sistemi është i konfiguruar në mënyrë të atillë, që të masë jo vetëm numrin e hyrjeve dhe daljeve të konsumatorit, por edhe perceptimin dhe gjendjen emotive të tij rreth shërbimit”,- shprehet Eduart Dedolli, menaxher i Zhvillimit të Biznesit në Hikvision Europë. Kompania bijë e Hikvision, e cila mbulon pjesën e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, prezantohet për herë të parë, duke përfshirë një portofol të madh të kamerave të sigurisë, me akses në kontroll, video foni, ekrane interaktive, ekrane transparente LED, e të tjera.

Kompania me selinë për Europën në Holandë, përpos gamës së gjerë të produkteve që disponon, ofron zgjidhje për biznesin dhe institucionet qeverisëse, në sektorë të ndryshëm si tregti me pakicë dhe shumicë, në shkolla, transport, magazinime etj. Gjatë bisedës, Eduart Dedolli, menaxher i Zhvillimit të Biznesit në Hikvision Europë na tregoi me krenari gamën e gjerë të produkteve. “Jemi lider në botë për inteligjencën artificiale (AI), pasi produktet tona bazohen në analizën e imazhit. Këtu jemi në një parkim virtual, i konfiguruar në kompjuter, i cili detekton automjetin kur futet në kuadratin e tij, duke ofruar shërbim të shtuar, pasi objekti është i monitoruar 24 orë për të parandaluar çdo lëvizje apo goditje nga automjetet e tjera. Kamera detekton targën dhe vjen në ndihmë ku lëmë automjetin, psh në parkimet e mëdha, sistemi automatikisht e gjen atë ku është e lokalizuar’, -tha Eduart Dedolli.