Tre të arrestuar në Vlorë, policia jep detajet

68

Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar në flagrancë tre persona, të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.

R. D., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në banesë pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

M. B., 32 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në rrugën “Murat Tërbaçi” Vlorë, duke drejtuar motorin pa leje drejtimi përkatës.

E. I., 45 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi në sallën e gjyqit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka kryer veprime të dhunshme ndaj trupit gjykues.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.