Tre efektivë me koronavirus, vendoset tuneli i dezinfektimit tek Drejtoria e Policisë

340
Sigal

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka marrë masa për tu mbrojtur nga koronavirusi pas u konstatuan pozitivë dy efektivë që shërbenin aty si edhe një tjetër në komisariatin e Vorës.

Mëngjesin e sotëm në hyrje të godinës është vendosur një tunel dezinfektimi përmes të cilit po kalojnë të gjithë punonjësit.

Janë të paktën tre efektivë policie të konstatuar pozitivë me koronavirus në Tiranë. Njëri prej tyre është në Vorë, kurse dy të tjerët shërbejnë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.