Transportonte mineral kromi, bllokohet kamioni në Milot-Morinë, procedohet penalisht shoferi

292
Sigal

Një kamion me mineral kromi pa dokumentacion është bllokuar në aksin Milot-Morinë. Policia ka proceduar penalisht shoferin 36-vjeçar i cili u kap duke transportuar kromin në mënyrë të paligjshme.

Për 36-vjeçarin nga Tirana tashmë materialet janë referar për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Mospagimi i taksave”.