Tragjike në Berat/ Mbytet në lumin Osum 7-vjeçari, i ati po kulloste bagëtinë pak metra larg

42
Sigal

Një 7-vjeçar është mbytur mëngjesin e sotëm në lumin Osum.

Teksa i ati ka qenë duke kullotur bagëtinë, i mituri u fut në lumë për tu larë.

Kjo ishte dhe hera e fundit që u panë së bashku babë e bir pasi 7-vjeçari u mbyt.

Forcat e policisë bashkë me banorët bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të të miturit.

Njoftimi i policisë:

Në fshatin Moravë, në lumin Osum, shtetasi N. P., 7 vjeç, është mbytur gjatë kohës që ka qenë duke u larë në këtë lumë.

Punonjësit e Policisë, bashkë me banorët e fshatit, pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.