Tragjedia në Himarë/ Meta: Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!

141
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Himarë kur një 7-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një gomone.

Me anë të një postimi në Facebook, ish-Presidenti ka shprehur ngushëllime për familjen e vogëlushes dhe ka kërkuar hetim të menjëhershëm dhe ndëshkim për autorin.

Reagimi i Metës:

Thellësisht i tronditur nga ngjarja tragjike në plazhin e Himarës, ku zyrtari i lartë i Policisë së Elbasanit A.T i mori sot jetën një vajze të mitur 7-vjeçare, e cila kishte ardhur me familjen për pushime në Shqipëri.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve për humbjen e vogëlushes së tyre të shtrenjtë, dënoj me forcën më të madhe situatën katastrofike të sigurisë publike në plazhe, në pikun e sezonit turistik, fatkeqësisht me pasoja kaq tragjike të përsëritura.

Hetim i menjëhershëm i thelluar dhe ndëshkim të ashpër për shkeljen e ligjit nga drejtuesit e Policisë së Shtetit!

Mjaft arrogancës dhe papërgjegjshmërisë në Policinë e Shtetit!