Tragjedia në Himarë, flasin familjarët e 7-vjeçares që u vra nga polici me skaf: Gjithçka në dorë të drejtësisë

122
Sigal

Familja Avdia ka hapur sot dyert e mortit, pas tragjedisë së rëndë ndodhur dje në Himarë, ku vogëlushja e tyre 7 vjeçare u plagos për vdekje nga skafi që drejtohej nga ish-shefi i Komisariatit të kësaj bashkie, Arjan Tase.

Mes familjarëve ka pllakosur zia dhe dhimbja, kur pritet që rreth orës 15;00 vogëlushja të përcillet në banesën e fundit. Familjarët kanë thënë se gjithçka ja kanë lënë në dorë drejtësisë.

Deri më tani, polici Arjan Tase ndodhet i shoqëruar në polici ndërsa priten hetimet e mëtejshme për të zbardhur të plotë tragjedinë e ndodhur në Potam të Himarës.

Arjan Tase ka deklaruar para efektivëve të policisë se skafi të cilin drejtonte ka marrë gaz në mënyrë të menjëhershme dhe ka bërë një rrotullim në vend.

Tase në vitin 2020 ka mbajtur postin e shefit të komisariatit të Himarës, ndërsa më pas është shkarkuar dhe arrestuar nën akuzën për shpërdorim detyre. Më pas ai ka fituar gjyqin dhe aktualisht shërbente në Komisariatin e Elbasanit.

Një ditë më parë u bë me dije se pas ngjarjes, ai është shkarkuar përfundimisht nga radhët e policisë.