Tragjedia në familjen Josifi/ Flet mjeku: Blerta ka qenë pacientja ime, vuante nga çrregullimi depresiv

91

Dita ditës zbulohen faktë të reja për ngjarjen tragjike të Kombinatit ku u vetëflijuan Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër Blerta arriti të mbijetonte. Në media është publikuar një intervistë e mjekut psikiatër Sadik Lala i cili ka deklaruar se Blerta Josifi ka vuajtur nga çrregullimi depresiv dhe se ka qenë paciente e tij me të cilën ka realizuar 4 vizita në klinikën e tij. “Është e vërtetë që Blerta ka qenë pacientja ime. Ajo ka vuajtur nga çrregullimi depresiv, i cili ka kaluar në çrregullim depresiv psikotik më pas. Ka filluar si çrregullim ankthi i mirëfilltë. Ka qenë shumë hermetike për shumë gjëra, që kanë ndodhur në të shkuarën. Psikozë kemi, kur personi humbet aftësinë për të gjykuar realisht. Personi humbet fillin e gjërave. Vizitën e parë e ka bërë në 11 mars 2015. Ka kryer gjithsej 4 vizita në klinikën time. Erdhi e shoqëruar nga e motra. Në shtator-tetor u përmirësua ndjeshëm dhe e lamë të vinte në janar, të 2016-tës. Nga mua u largua në një gjendje të qetë, ushqehej mirë, nuk përdorte më qetësues. E mbaj mend mirë, pasi ishte shumë nën peshë, nga mosngrënia siç duket. 45 kilogramë ka qenë pesha e saj. Në anamnezë më rezulton, që Blerta kishte përdorur qetësues për 2 vjet, pra nga 2013-ta”, ka deklaruar mjeku psikiatër Sadik Lala.