Tragjedia, dhjetra të vdekur të tjerë gjenden në anijen e mbytur në Kinë

467
Një total prej 331 njerëzish konfirmohen se kanë vdekur pas mbytjes së anijes në lumin Yangtze në Kinë, të hënën më 1 qershor, deklarojnë mediat ndërkombëtare.
Ekipet e shpëtimit thanë se shanset për të gjetur ndonjë person gjallë ishin shumë të vogla.
Vetëm 14 nga 456 pasagjerët dhe ekuipazhi kanë arritur të mbijetojnë. 100 persona të tjerë vazhdojnë të jenë të humbur.
Kjo tragjedi konsiderohet si katastrofa më e keqe që i ka ndodhur një anijeje në 60 vitet e fundit të regjimit komunist.
Sigal