Trageti Ancona- Bari pëson defekt, Pasagjerët shqiptarë: Mbi 10 orë të bllokuar

449
Pasagjerë të tragetit “Adria” të linjës Ancona-Durrës kanë telefonuar në Ora News për të shprehur shqetësimin se prej 14 orësh, siç thonë ata ndodhen të bllokuar në target.
Sigal

Përmes telefonatës në redaksi pasagjerët informuan se janë nisur mbrëmjen e 18 korrikut rreth orës 19:00, nga porti i Anconës por pas gati një ore udhëtim janë rikthyer sërish në port për shkak se trageti ka pasur një avari.

“Nuk lejohemi të dalim prej 14 orësh” denoncuan pasagjerët në Ora News sot në orën 09:00.