Trafiku i drogës nga Shqipëria, Apeli i Katanias rikthen në burg Nezar Seitin

124
Sigal

Apeli i Gjykatës së Katanias ka rikthyer në burg Nezar Seitin, i njohur si “financieri i Habilajve”.

Seiti, Meridian Sulaj dhe tre shtetas italianë, pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj u arrestuan në një operacion të “Guardia di Financa”.

Ata janë prangosur në kuadër të operacionit “Rosa dei Venti” të zhvilluar kundër një grupi kriminal të përbërë nga italianë dhe shqiptarë.

Grupi ishte përgjegjës për trafikun e marijuanës të importuar nga Shqipëria me destinacion sheshet e farmacive të Katanias, Siracusës dhe Raguzës. Tre shtetasit italianë të dënuar janë Angelo Busacca, Antonino Riela dhe Vincenzo Spampinato.

Shqiptarët e dënuar janë Nezar Seiti dhe Maridian Sulaj. Hetimet nga Guardia di Finanza çuan në sekuestrimin e rreth 3.5 tonë marjiuanë, automatikë kallashnikov dhe arrestimin në flagrancë të 24 korrierëve të drogës. Hetimet me policinë shqiptare dhe Interpolin bënë të mundur konstatimin e një trafiku të 4 tonëve drogë.

Sulaj u dënua me 8 vjet burg, Busacca me rreth 7 vjet burgim, Riela u dënua me 14 vjet e 8 muaj burgim, Seiti u dënua me 6 vjet e 8 muaj burgim, Spampinato u dënua me 9 vjet burg.