Trafik droge nga nëpunësi i aeroportit në Brazil, kërkohet edhe një shqiptar

760
Policia braziliane shkatërroi një rrjet për trafikun e drogës që operonte në aeroportin ndërkombëtar të Rio de Janeiros.
29 persona ranë në pranga, 27 prej të cilëve punonjës kompanish ajrore apo të aeroportit. Grupi kriminal kishte gjetur një mënyrë shumë të zgjuar për të trafikuar drogën, kryesisht kokainë jashtë vendit dhe për këtë përdoret emrat e pasagjerëve të pafajshëm.
Disa pjesëtarë të grupit kriminal bënin kopje të etiketave të bagazheve të personave që fluturonin brenda vendit. Kjo bëhej pasi valixhet që lëvizin brenda Brazilit nuk pësojnë të njëjtat inspektime si ato që dalin jashtë vendit. Më pas, anëtarë të tjerë të grupit, i vendosin çantave me drogë këto etiketa me emra të pafajshmish dhe ngarkonin në fluturime ndërkombëtare.
Dyshimet u ngritën kur një çantë me 36 kg kokainë, e cila mbante emrin e dy pensionistëve, u kthye nga Holanda, pasi askush nuk e kishte marrë atje dhe policia braziliane u hodh në veprim.
Si pjesë e operacionit, autoritetet arrestuan një rumun, ndërsa një shqiptar është shpallur në kërkim. 
Gjatë hetimit, autoritetet zbuluan edhe dy grupe të tjera kriminale që operonin në aeroportin e Rios, një që trafikonte mallra elektronike pa doganë dhe një tjetër që vidhte pijet në avionë, duke ngritur dyshime serioze se kush e kishte kontrollin e aeroportit.
Sigal