Tmerr/ Parqet në Vlorë po i zhduk zjarri; ndërsa 30 ha gjelbërim të Kanionit-Sinec në Lumas, po i zhduk Pëllumb Salillari

353

SPAK të ndalojë urgjent këtë krim të rëndë dhe të çojë para drejtësisë/ Në Kuçovë, me vendim të kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, me leje të ministrit Blendi Klosi e miratim të kryeministrit Rama, policia po rreh banorët që duan ta mbrojnë e shpëtojnë gjelbërimin dhe po lejon e mbron oligarkun që po e zhduk

Sigal

Dy pamje, që tregojnë fytyrën e qeverisë “rilindja”, në qëndrimin ndaj pasurive kombëtare:

 

1. Prej 10 ditësh, zjarret po vazhdojnë të zhdukin pyjet dhe parqet natyrore në Vlorë e Gjirokastër etj., ku janë angazhuar 20 mijë banorë, 120 forca emergjence dhe 1000 froca ushtrie, për të shpëtuar pjesët që rrezikohen nga zgjerimi i vatrave të zjarrit.
2. Prej 5 muajsh, oligarku Pëllumb Salillari, ka nisur zhdukjen e ujit dhe gjelbërimit në shtratin e lumit dhe burimin e parkut Kanoni Sinec të Lumasit në Kuçovë, për të ndërtuar një fabrikë uji biznes privat, duke vepruar nën maskën e ndërtimit të një ujësjellësi fantazmë.
Në Vlorë e Gjirokatër, qeveria po harxhon miliona Euro forca njerëzore, logjistikë, materiale e qira avionësh të huaj, për të shpëtuar pyjet dhe parqet natyrore nga zjarri.

Ndërsa në Kuçovë, me vendim të kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, me leje të ministrit Blendi Klosi e miratim të kryeministrit Rama, po lejohet oligarku Pëllumb Salillari, për të zhdukur Kanionin Sinec me sipërfaqe 30 ha gjelbërim, burim ujor dhe 2 km breg e shtrat lumi.

Madje, për t’i krijuar liri veprimi në shkatërrimin e zonës së mbrotjur natyrore “Kanioni e Lumi Sinec”, kryeministri Rama ka urdhëruar kryepolicin Ardi Veliu, të ushtrojë dhunë fizike kundër banorëve që duan ta mbrojnë këtë park.

Në krye të dhunës mbi banorët, kanë vendosur Drejtorin e Policisë-Berat, Edmond Targaj dhe Shefin e Komisariatit të Kuçovës, Geron Seitllari; njeri i skeduar me dosje në Prokurori, si “koka” e parcelave të drogës në qarqet Korçë, Dibër e Gjirokastër; tjetri i shkarkuar si Shef Kufiri në Rinas e përjashtuar nga policia, për trafikimin e 200 kg drogë në linjën Shqipëri-Turqi.

Kundër kryebashkiakut Hajdari, oligarkut Salillari, ministrit Klosi e kryepolicit Ardi Veliu, janë bërë kallëzime në SPAK, me akuzën dhe provat filmike, se në grup po shkatërrojnë shtratin e lumit dhe po zhdukin burimin ujor e gjelbërimin në Kanionin Sinec, të cilësuar “Monument Natyre” me Vendim Nr. 676, datë 20.12.2002 të Këshillit të Ministrave.

Po kështu, Bashkia Kuçovë e firma “Salillari”, më 26 korrik janë udhëruar nga Administrata e Zonave të Mbrojtura, të ndalojnë punimet në parkun e Kanionit Sinec, ndërsa polica është njoftuar të largojë firmën “Salillari shpk” nga zona e mbrojtur.
Mirëpo, kryebashkiaku Kreshnik Hajdari nuk e zbaton këtë urdhër duke lejuar vazhdimin e punimeve në kanion, ku deri tani janë zhdukur 5000 m2 gjelbërim e shtrat lumi, ndërsa policia po ushtron dhunë fizike ndaj banorëve, që të mos pengojnë punimet.

Kujtesë për SPAK-un, një tjetër vendim zyrtar që ndalon punimet në Kanionin Sinec:

Nëse SPAK, ka vendosur ta ndal këtë krim dhe ta përfundojë hetimin e “Dosja Kanioni Sinec” e ta çojë në gjykatë bandën “Salllari-Klosi-Hajdari-Veliu”, po i vëmë në dispozicion dhe një dokument tjetër zyrtar, që ndalon punimet në këtë zonë “Monumet natyre”.

Është studimi mjedisor, i hartuar më 30 shtator 2016 nga Bashkia Kuçovë, nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura dhe Qendra e Parqeve Natyrore të BE e UNESCO; që e përcaktojnë Kanioin Sinec të Lumasit, si “Park të rrallë e të paprekshëm, me interes të veçantë turistik”.

Ky studim, është bërë në zbatim të Vendimit Nr. 676, datë 20.12.2002 të qeverisë, që e përcakton si zonë të mbrojtur “Park dhe kanion Monument natyre”, madje që nga fshati Sarasel i Gramshit, ku fillon parku dhe ky Kanion me burim karstik në Akuifer-Luzaj; që sipas studimit, duhet ruajtur si pasuri kombëtare e duhet shfrytëzuar vetëm për turizëm.