Tmèrr i vërtetë në Kakavijë/ E moshuara në gjendje agonie zvarritet në tokë, askush nuk e prek me dorë (VIDEO)

331
Sigal

Qytetarët kanë disa ditë që ndodhen të bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës për shkak të rregullave të reja të vendosura nga shteti fqinj. Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa pamje tepër të trishta të një gruaje të moshuar.

Ajo zvarritet në tokë në gjendje agonie, ndërsa duket qartë se shëndeti i saj është i rënduar. Nga zëri kuptohet se është greke, ndërsa personat e tjerë që e rrethojnë nuk tentojnë ti japin ndihmën e parë që të ngrihet nga toka.

“Njerez te semure te braktisur ne Kakavi, duke dhene shpirt ne ane te rruges pa asnje ndihme mjeksore.
Kjo ndodh vetem ne narkoshtetin e Edvin Droges dhe gjeneral Hashashit qe fajson qytetaret. Sb”, shkruan ish-kryeministri.

Prej disa orësh, vijon radha kilometrike në Kakavijë ndërsa autoritetet greke po bëjnë rreth 330 testime në orë për të gjithë personat që duan të shkojnë drejt Greqisë. Tamponi i Covidit është bërë shkak për gjendjen e kaosit, ku mijëra persona kanë mbetur pa ujë e pa bukë dhe presin të dëshpëruar që të kalojnë kufirin.