Tjetër tragjedi në vend, 15 vjeçari mbytet në lumin “Drin”

160
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër ku një 15 vjeçar me inicialet A.L ka humbur jetën duke u mbytur në lumin Drin.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Potgorcë të Maqellarës, ku i mituri kishte hyrë për t’u larë por fatkeqësisht u rrëmbye nga rrjedha e lumit dhe nuk arriti të dilte I gjallë.

Njoftimi i Plotë:

Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë, shtetasi A.L., rreth 15 vjeç, duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.