Tjetër shtet heq të gjitha kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë: Duke filluar nga data…

Turqia ka njoftuar se ka hequr të gjitha masat e udhëtimit me Shqipërinë.

Duke filluar nga data 1 qershor nuk do të kërkohet asnjë kriter i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.

NOA

Njoftimi i plotë:
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Turqia ka hequr të gjitha masat lidhur me Covid-19, për udhëtimet drejt këtij vendi.

Duke filluar nga data 1 qershor 2022, nuk do të aplikohet më kriteri i paraqitjes së testit PCR/Antigjen.

Udhëtimet lejohen për çfarëdolloj arsyeje”