Tjetër shqiptar goditet nga rrufeja!

584
Sigal

Një qytetar në moshën 47 vjeçare është goditur nga rrufeja teksa po kulloste bagëtitë e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Malin e Tërbunit në Pukë. Policia njofton se 47 vjeçari Kastriot Nikolla është dërguar në ugjencë me spital dhe fatmirësisht, ka arritur t’i shpëtojë vdekjes.

Kjo është e disata herë që brenda një harku të shkurtër kohor në Shqipëri, qytetarët goditen nga rrufeja. Vetëm pak ditë më parë në Lazarat, një 21 vjeçar u godit për vdekje nga rrufeja teksa kulloste bagëtitë e tij.