Tiranë/ Ishte duke kaluar tek vijat e bardha, makina përplas 87 vjeçarin

293
Sigal

Një i moshuar që lëvizte me biçikletë ka mbetur i plagosur, pasi u përplas nga një makinë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë , në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”.

Sipas të dhënave të para mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi

Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.