Tiranë/ Arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim, ja akuzat ndaj tyre

322
Sigal

Arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim nga blutë e Tiranës.

Po ashtu arrestohen në flagrancë dhe dy shtetas të tjerë: një për prodhim dhe shitje e narkōtikëve dhe një për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

•Z.Q., 36 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkōtikëve”.

•Q.K., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagōsje e rëndë me dashje”.

Forçat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.M., 34 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 5.8 gr. lëndë e dyshuar narkōtike e llojit Kōkainë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.G., 33 vjeç, pasi në rrugën “Llazi Miho”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje përkatese.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.