Tirana në rrezik, ja shëmtimet te Kulla e Sahatit, Minsitria e Transporteve dhe ajo e Arsimit

1098
Më datë 21.01.2016 në mes të ditës shikohet vendosja e skelave me nxitim rreth e qark Kullës së Sahatit të Tiranës, Monument Kulture i Kategorisë I. Derisa është monument i tillë nuk lejohet të bëhet asnjë lloj punimi pa projekt të miratuar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK), Këshilli Kombëtar i Restaurimeve dhe ndoshta edhe KKT. Po kështu projekti duhet të hartohet nga IMK apo firmë projektimi e specializuar dhe licensuar në fushën e monumenteve të kulturës. Gjithashtu punimet mund të bëhen vetëm nga IMK apo firmë private e specializuar dhe licensuar në fushën e monumenteve të kulturës. Edhe mbikqyrja e punimeve duhet të bëhet vetëm nga IMK. Mirëpo shikohet se skelat që kanë hipur deri në çatinë e kullës së sahatit të Tiranës duke e mbuluar atë nga sytë e qytetarëve nuk kanë asnjë tabelë dhe as atë tabelë që është më e domosdoshme: kush ka bërë projektin e restaurimit, kush dhe kur e ka miratuar, kush po i zbaton punimet, kush po i mbikqyr etj. Shikohen vetem reklama për “Alba Skela” dhe “DAST” (kjo mund të jetë një lojë e ngjashme me atë të Muzeu Kombëtar me skela për t’i bërë reklamë një kompanie celulare, sikur gjoja kishte dhënë fonde për restaurimin e mozaikut). Por ç’është më keqja në mes të ditës gëlon zhurma e matrapikut dhe nga dera e hapur duken copa suvaje të rëna. Mos po heqin shtresat e suvasë qindra vjecare të monumentit të kulturës për ta veshur me pllaka majolike të kuqe apo vishnje? 
Sulmet në Monumentet e Kulturës nuk kanë të sosur
A është ky një sulm tjetër, i ngjashëm me atë te Ministria e Brendshme (monument kulture i Kategorisë II ku nuk lejohet të ndryshojë as fasada, as volume, por e shtuan me një kat sipër dhe një shtesë 3 kati në mes të ndërtesës, që ishte më parë në formë U-je, aq e shëmtuar dhe brutale dhe barbare. Mirëpo si në kohën e shtesës së kundraligjshme dhe skandaloze së Bashkisë nën drejtimin e dyshes Shkreli -Lame, u tha se u bë kjo shtesë që të dilte gërma E si gërmë e parë e kryebashkiakut edhe këtu ka dalë gërma E po të lexohet nga lart. Pra me sa duket Rama ka vendosur që E-në e vogël të bashkisë t’ia lërë Erjonit dhe kjo E më e madhe të jetë e tij. Çfarë barbarie, cfarë kafshërie, cfarë paligjshmërie,cfarë injorance, ka shumë mundësi edhe korrupsion! As dikatori Hoxha nuk bënte të tilla mysybete dhe kafshëri e barbari. Këta ja kanë kaluar edhe diktatorit), bunkeri pranë Ministrisë së Transportit (pranë një ndërtese Monument Kulture dhe pranë zonës së mbrojtur të një kompleksi ndërtesash monument kulture ku nuk lejohet asnjë lloj gërmimi dhe asnjë lloji ndërtimi në bazë të ligjit për trashëgiminë kulturore. Cfarë shëmtire, monstruoziteti, ka shumë mundësi edhe korrupsioni), shtesa e Ministrisë së Arsimit dy kate nga prapa duke mbyllur me tulla dritaret dhe duke i zënë dritën dritareve të tjera (edhe ky monument kulture i kategorisë II që nuk lejohet as ndryshim volume as fasadë), shtesa me një kat pranë ish-ministrisë së Mbrojtjes, hyrja me tunel për në garazhd etj. Duhet menjëherë të japë sqarime Kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, IMK, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, Ministria e Kulturës se cfarë po bëhet me kullën e Sahatit të Tiranës. Qytetarët e Tiranës , të gjithë Shqipërisë, intelektualët, arkitektët, restauratorët, këshilli bashkiak duhet të ngrihen të ndalojnë shkatërrimin e monumenteve të kulturës dhe ikonave të Tiranës nga shkatërrimtari dhe shëmtuesi më i madh i Shqipërisë dhe i Tiranës qoftë me ndërtime pa leje qoftë me ndërtime me leje që ja kaloi edhe dyshes Berisha – Basha. 
Sigal