Tirana në panik nga tërmeti, radhë të mëdha makinash bllokojnë rrugët (Foto)

640
Sigal

Sapo tërmeti u ndje i fortë në Tiranë qindra e qindra makina kanë bllokuar rrugët e Tiranës dhe autostradën Tiranë-Elbasan duke ikur nga Tirana.

Ndonëse specialistët dhe ministria e mbrojtjes bëjnë thirrje që të mos ketë panik sepse janë pasgoditje normale. Por banorët nuk ndjehen të qetë.

Ky panik duket nga moria e makinave duke u larguar nga Tirana.

“Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerez apo materiale deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec, ku janë ndjerë lekundje te lehta”, thuhet në njoftimin e ministrisë.