Tirana “heq dorë” nga zhurma dhe trafiku

413
Sigal

Pas thirrjeve dhe masave të marra nga qeveria, në rrugë gjen më shumë të rinj, por mosha e tretë duket se ka zgjedhur të nisë izolimin.

Edhe ata që dalin shprehen se dalin vetëm për të marrë ushqimet ditore. Por edhe tregjet, ato që kanë mbetur hapur, tashmë shfaqen të boshatisur

“Për konsum të përditshëm se s’kemi çfarë të marrim më shumë. Jemi pa punë”

“Konsum të përditshëm, se prishen.”

“Fikë kemi, pro duam të hamë.”

Duke shfrytëzuar ditët pa makina dhe ajrin disi më të paktën shprehen se nuk kanë frikë COVID-19.

“S’kam frikë fare.”

“Ne s’kemi koronavirus. U mërzitëm brenda.”

“S’kam problem fare nga koronavirusi.”

Policia tashmë në aksion ndërhyn në jo pak raste për ti detyruar të respektuar distancën prej mbi 1 metër.

Megjithatë gjithçka do të kthehet sërish në qetësi pas orës 18, kur dhe nis ndalim qarkullimi edhe për këmbësorët