Tifozët hollandezë përplasen sërish me efektivët, policia shoqëron disa prej tyre

158
Sigal

Pak para nisjes së ndeshjes finale të Conference League mes Romës dhe Feynoord-it është shënuar një incident me ultrasit që bëjnë tifo për skuadrën holandeze.

Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar një nga ultrasit, pjesë e grupit “Barbaria”.

Pas kësaj kanë ndërhyrë shokët e grupimit të tij të cilët janë përplasur me efektivët. Për të shuar përplasjen, policia ka liruar ultrasin e shoqëruar.