Tiede-Ramës: Arrestimet e kundërshtarëve të tu, nuk fshijnë videoskandalet që do të publikojmë

711
Sigal

Gazetari gjerman i “Bild” Peter Tiede ka shkruar në profilin e tij zyrtarë se është duke ndjekur zhvillimet politike në Shqipëri. Ai ju referohet ndalimeve të zyrtarëve të PD dhe kërcënimeve ndaj tyre.

Tiede siguron se asgjë nuk do e fshijë skandalin dhe përgjimet që do të publikohen pasditën e sotme në “Bild”. Ai ngre një pyetje: A kërkon qeveria të arrestojë ccdo ditë kundërshtarët e tij për të larguar vëmendjen nga publikimet e përgjimeve?

“Sapo dëgjova se qeveria në Shqipëri po kërkon arrestimin e opozitës për të larguar vëmendjen nga përgjimet telefonike rreth manipulimit të zgjedhjeve të 2017, një pasqyrë e së cilës do të publikohet më vonë. Pyetja është: A po kërkon qeveria të arrestojë çdo ditë kundërshtarët politikë për të larguar vëmendjen nga videokaseta? Ne nuk do të nxitohemi, por po e kontrollojmë materialin pikërisht për të botuar vetëm fakte të sakta. Siç thashë: Do të publikohen sot pasdite”, shkruan Peter Tiede.

Gazetari gjerman deklaron se janë duke kontrolluar të gjitha materialet që ata disponojnë dhe pasditën e sotme do të publikohen fakte.

 

Tiede-Ramës: Arrestimet e kundërshtarëve të tu, nuk fshijnë videoskandalet që do të publikojmë