“Ti qenke dashnori i kësaj”, zbardhet dëshmia e shefit të sigurisë së burgut në Durrës: Çfarë ndodhi në shtëpinë e Marsidës

499
Sigal

Një ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Kavajën, dëshmi të reja vijnë për krimin që ndodhi brenda apartamentit në lagjen nr.2 të qytetit ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Dritan Haxholli.

Toci, shefi i sigurisë së brendshme në burgun e Durrësit i cili është arrestuar për vrasjen e Dritan Haxhollit ka thënë para hetuesve:

“Marsida Qatja më telefonoi pasdite dhe më tha se Dritan Haxholli e bezdiste dhe e përndiqte dhe unë i thashë se do e ndihmoja.

Kam shkuar disa herë tek shtëpia e saj gjatë së mërkurës. Marsida më tha se Dritani vjen zakonisht natën aty dhe për këtë arsye unë qëndrova aty në mbrëmje së bashku me Xhuljo Biturkun dhe Ermir Çelën.

I thamë Marsidës se do i bënim ne presion Dritanit që të mos e shqetësonte më. Rreth mesnatës kur ai erdhi dhe me forcë po i binte derës dhe po kërcënonte shkova unë dhe ia hapa derën ndërsa Marsida me 2 shokët ishin në sallon.”

Sapo ia hapa derën Dritani me tha: “Ti qenke dashnori i kësaj prandaj ajo u nda nga mua” dhe hapi zjarr direkt me automatik pa më lënë kohë që unë ta sqaroja.

Menjëherë sa kam parë kallashnikovin që po e përgatiste për qitje jam shmangur por nga breshëria u plagosa. Për vetëmbrojtje reagova dhe qëllova vetëm një herë”, ka deklaruar ai.