“Ti mbase nuk del në rrugë për të blerë ushqime”, aktorja i shkruan Edi Ramës: Merre si të duash këtë mesazh

623
Sigal

Aktorja e njohur, Ema Andrea, i ka shkruar në rrjetet sociale kreut të qeverisë, lidhur me problemet që po krijojnë të ashtuquajturat fasha të orareve.

Sipas saj këto fasha orare shkaktojnë një dëm të madh tek qytetarët

Më poshtë, postimi i saj:

“Edi Rama, mbase ti nuk del ne rruge per te blere ushqime, ndaj nuk e kupton qe fashat orare qe ke vendosur, bejne me shume dëm se sa dobi!

Pavaresisht njerezve te pergjegjshem apo te papergjegjshem detyra juaj eshte te gjeni nje zgjidhje!

Oraret e levizjes se lire po kthehen ne takime per shperndarjen sa me te shpejte te virusit!

Merre si te duash kete mesazh.

I love me! Faleminderit”.