Thyhet embargo, mbërrin anija me naftë nga Irani në Vlorë

511
Sigal

Ka mbërritur në Vlorë anija me naftë bruto, që ishte porositur në Iran. Një masë të tillë e kishte miratuar Organizata e Kombeve të Bashkuara, si presion ndaj qeverisë së Teheranit që kjo e fundit të hiqte dorë nga projektet e saj që mund të konkludonin në prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë. Në muajin mars të këtij viti, edhe Siria, edhe Shqipëria, janë shtuar në listën e vendeve që kanë importuar naftë bruto apo nënprodukte nga Irani. Njoftimi ka dalë fillimisht nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë, e cila, veç tregtisë së hidrokarbureve, kontrollon edhe energjinë bërthamore, që po zhvillohet me shpejtësi nga ana e Iranit… Një lajm i tillë konfirmohet edhe nga autoritetet përkatëse të shtetit shqiptar, si dhe nga Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure të Shqipërisë. Sipas kësaj të fundit, janë pak subjekte që blejnë naftë bruto jashtë, për ta futur në procesin e përpunimit në vend, ku ka kapacitete të tilla, si p.sh në rafineritë e Fierit dhe Ballshit. Por, fakt është që, ndërkohë që naftë bruto nga Shqipëria eksportohet gjithnjë e më shumë, deri në Spanjë, importohet njëkohësisht një sasi e caktuar nafte nga vende të tjera. Anija nga Irani ka mbërritur në gjirin e Vlorës, ku kryhet stokimi pranë depozitave të kompanisë importuese, theksuan burimet.