Thyen xhamat e një lokali, arrestohen dy vëllezër. Çfarë bënë personat gjatë shoqërimit në polici

200
Sigal

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Dibrës, pasi kanë thyer xhamat e një lokali, ndërsa gjatë shoqërimit në polici kanë kundërshtuar efektivët.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë vëllezërit nga Dibra 29 dhe 22 vjeç

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. S., 29 vjeç dhe S. S., 22 vjeç, banues në Dibër(vëllezër).

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta kanë thyer xhamat e një biznesi privat ‘Bar-Restorant’, dhe gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të policisë  për shoqërimin në komisariat të tyre, dy vëllezërit  kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale”,thotë policia.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Dibër, për veprat penale “Shkatërrim prone”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.