Një i ri nga Devolli ka përfunduar në pranga pasi ka thyer masën e arrestit dhe ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht partneren e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll, pasi në Bilisht, ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij L. G.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.