Thirrjet e gylenistit teksa po merrej nga shërbimi sekret turk (VIDEO)

637
Sigal

“Aziiil”, “aziiil”. Ky është zëri i thellë që dëgjohet brenda xhamave të makinës Mitsubishi të policisë teksa shoqëron me forcë mësuesin turk Harun Ccelik natën e 1 janarit për në aeroportin e Rinasit për ta dërguar në Turqi pavarësisht kërkesës së tij.

Abc News ka siguruar videon me pamje tronditëse, ku makina e policisë që shoqëron Harun Çelik në aeroport.

Nga brenda saj dëgjohen me zë të lartë thirrjet e Harun Çelik teksa kërkon azil në Shqipëri, gjë e cila nuk ka mjaftuar për të shpëtuar nga hipja me forcë në avionin e “Air Albania”.

Ka dyshime të forta se dëbimi i Harun Çelik është kryer duke shkelur të drejtat themelore të njeriut nga shteti shqiptar.

Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga policia, ndërsa BIRN shkruajti dje se Harun Çelik ishte dërguar më parë në ambasadën turke para se të nisej për në Turqi.

Në një prononcim për BIRN, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, në reagimin e vetëm të këtij lloji, shpjegoi se Çelik u dërgua në ambasadën turke pasi nevojitej leje kalimi për në Turqi.

Sëfundmi në lidhje me këtë kanë reaguar organizmat ndërkombëtare, ndërsa eurodeputetja Ramona Strugariu është shprehur në një letër për kryeministrin Rama dhe presidentin Meta se respektimi i të drejtave të njëriut përbën kusht për integrimin e vendit në BE.

Mediat turke raportuan se në dëbimin e tij u përfshinë edhe shërbimet sekrete turke, kurse ka dyshime të forta se gjithçka ndodhi pas një marrëveshjeje politike mes qeverisë së Tiranës dhe asaj të Ankarasë. /abcnews.al