Thirrje e Presidentit Meta: Qeveria t’u kërkojë ndihmë, institucioneve ndërkombëtare!

462
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë deklaratë para pak minutash lidhur me situatën e jashtëzakonshme që po kalon vendi sot, në të cilën i bën thirrje qeverisë t’iu drejtohet institucioneve ndërkombëtare për ndihmë:

“Vendi ynë u godit nga një valë tërmetesh si asnjëherë më parë në errësirën e orëve të para të ditës së sotme!  E rëndësishme të punohet me përkushtim e profesionalizëm për të shpëtuar çdo jetë njerëzore që ndodhet nën rrënojat e ndërtesave dhe të ndihmohen të plagosurit.

E rëndësishme të evidentohen banorët që s’mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe që kanë nevojë për strehim. Qeveria t’u kërkojë institucioneve ndërkombëtare ndihmë.

Besoj se të gjithë qytetarët tanë do dinë ta përballojnë këtë fatkeqësi me solidaritet, kurajo dhe duke i’u gjendur pranë me çdo mënyrë vëllezërve dhe motrave tona më të dëmtuar.”