Thirret në Prokurori gjyqtarja Çibuku, shpjegime për audio-skandalin në Gjykatën Gjirokastër

428
Sigal

Prokuroria për Krimet e Rënda ka thirrur gjyqtaren Blerta Çibuku për të dhënë shpjegime lidhur me audio-skandalin në Gjykatën Gjirokastër.

Blerta Çibuku është gjyqtarja që kishte në dorë çështjen  e pronësisë mes gruas që denoncoi për afera seksuale kreun e gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi dhe ish-vjehrrës së saj.

Çibuku vendosi në favor të ish-vjehrrës, por Rudina.I 40 vjeçe do ta dërgonte dosjen në Gjykatën e Apelit.